AKTUALITET, 27 Korrik 2020, 16:59

SHBA, infektohet me koronavirus këshilltari i Sigurisë Kombëtare. A ka rrezik për Trump?!

SHBA, infektohet me koronavirus këshilltari i Sigurisë Kombëtare.


Shtëpia e Bardhë konfirmoi lajmin se Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Robert O’Brien u testua pozitivë me COVID-19. Kjo e bën ata zyrtarin më të lartë të administratës Trump që infektohet nga virusi.

Zoti O’Brien ka simptoma të lehta dhe ndodhet në vetëizolim ndërkohë që po punon nga një vendndodhje e sigurt jashtë Shtëpisë së Bardhë.

Në njoftimin për shtyp të Shtëpisë së Bardhë thuhet gjithashtu se nuk ka rrezik për ekspozimin ndaj tij, të Presidentit Trump apo Nënpresidentit Pence.

Puna e Këshillit të Sigurisë Kombëtare vazhdon pa ndërprerë, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë./Zëri i Amerikës