AKTUALITET, 27 Korrik 2020, 16:50

Koronavirusi, Tirana mbi 1000 të infektuar, kush është qyteti me më pak raste

Koronavirusi, Tirana mbi 1000 të infektuar, kush është qyteti me


Aktualisht janë 1991 raste aktive me koronavirus në të gjithë vendin.

Kreun e qyteteve më të infektuara e mban Tirana me më shumë se 1000 raste.

Më pas me shifra më të ulëta vijnë Durrësi me 230 raste, Shkodra me 198 raste dhe Vlora me 100 raste.

Qyteti me më pas raste aktive për momentin është Dibra, 17 në total.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1082

Durrës 230

Shkodër 198

Vlorë 100

Lezhë 83

Fier 72

Korçë 67

Elbasan 48

Kukës 44

Berat 29

Gjirokastër 21

Dibër 17.