AKTUALITET, 27 Korrik 2020, 15:54

“Më erdhi keq, s’ke pse ti lësh fëmijët jetimë”, banorja flet për 47-vjeçarin që hodhi ish-partneren nga kati i dytë

“Më erdhi keq, s’ke pse ti lësh fëmijët


Një ngjarje e rëndë që mund të përfundonte në tragjedi ndodhi ditën e djeshme në lagjen “1 maji” në Patos.

Burri 47-vjeçar i identifikuar si Sajmir Rrapollari hyri me forcë në banesën e ish-bashkëshortes 38-vjeçare Elisjona Sulejmani dhe e hodhi nga kati i dytë. Gruaja ka marrë disa fraktura në trup dhe ndodhet në spitalin Rajonal të Fierit ku po merr trajtim mjekësor, por është jashtë rrezikut për jetën.

Dy vajzat e çiftit i kanë marrë prindërit e Elisjonës dhe po kujdesen për to. Prej tre muajsh, Elisjona banonte në shtëpi me qera dhe punonte në rrobaqepësi për të siguruar bukën e gojës.

Tregtarët ambulantë kanë folur para kamerës duke thënë se vajza ishte pjesë e një familje model.

“Mamanë e saj e kam shoqe. Është familje e përkryer. Po për çupën nuk e di, kanë lidhjet e tyre. Ishte vajzë e përkryer. Kanë dy vajza, por e takonin dhe babain.

Di që çupa ka prindër të përkryer, ka një nënë unike, ashtu ishte dhe vetë, zonjë. Punonte rrobaqepësi, duan të hanë fëmijët. Absolutisht asnjë gjë, përderisa ndahet një grua dhe një burrë, detyrimisht janë konflikte.

Gruaja nuk e lë burrin për një milionë vjet se qajnë fëmijët për babanë. Por burri se ka për gjë. Ka dy fëmijë, një 15, një 10. Thjesht po flas në emrin e të ëmës së çupës, nuk më llafos njeri por është grua unike. Tani e mora vesh, më erdhi keq, s’ke përse ti lësh fëmijët jetimë”, tha një banore.

Ndërkohë burri është shoqëruar për në polici ku rrezikon të dënohet për 5 vepra penale.

Njoftimi i policisë:

Ditën e djeshme 26 korrik 2020 – Specialistët për Hetimin e Krímeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin: S. Rr., 47 vjeç, banues në Kurian, Roskovec.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë ditës së djeshme, në Patos, ka hyrë në shtëpinë e ish bashkëshortes së tij pa pëlqimin e saj, e ka keqtrajtuar dhe e ka rrëzuar nga kati i dytë i banesës. Shtetasja E. S, 38 vjeçe, ishte e pajisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata. 38-vjeçarja ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrásje për shkak të marrëdhënieve familjare” e mbetur në tentativë, “Dhùnë në familje”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”, “Dhùnimi i banesës” dhe “Shkatërrimi i pronës”.