AKTUALITET, 27 Korrik 2020, 16:19

Rritet numri i të infektuarve me koronavirus, sot 117 raste të reja

Rritet numri i të infektuarve me koronavirus, sot 117 raste të reja


Sërish shifra të larta të infektuarish me Covid në 24 orë në vendin tonë.

Nga 500 testime të kryera janë konfirmuar pozitivë me Covid 117 raste të reja duke e çuar në 4880 numrin e të infektuarve.

Gjatë orëve të fundit kanë ndërruar jetë gjashtë persona duke e çuar në 144 numrin e përgjithshëm të vīktimave nga koronavirusi në vendin tonë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 63 raste në Tiranë, 10 në Durrës, 8 në Fier, nga 4 raste në Kukës, Has, nga 3 raste në Krujë, Lushnje, nga 2 raste në Korçë, Elbasan, Kavajë, Tepelenë, Divjakë, dhe nga 1 rast në Shkodër, Kurbin, Lezhë, Vlorë, Mirditë, Mallakastër, Përmet, Sarandë, Dibër, Himarë, Klos, Shijak.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 63 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2745, që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të ndjekin sistemin e referimit: Telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127 nëse keni shenja të sëmundjes, dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për informacion rreth Covid19 apo këshillim psikologjik.

COVID-19 – Statistika (27 Korrik 2020)

Testime totale 39183

Raste pozitive 4880

Raste të shëruara 2745

Raste Aktive 1991

Humbje jete 144 (Qarku Tiranë 76, Shkodër 22, Durrës 19, Fier 6, Elbasan 5, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 3, Dibër 2, Lezhë 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1082

Durrës 230

Shkodër 198

Vlorë 100

Lezhë 83

Fier 72

Korçë 67

Elbasan 48

Kukës 44

Berat 29

Gjirokastër 21

Dibër 17.