AKTUALITET, 27 Korrik 2020, 16:45

PD reagon pas votimit në Kuvend për Metën, Spaho: U provua që Presidenti ka respektuar Kushtetutën

PD reagon pas votimit në Kuvend për Metën, Spaho: U provua


Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho përmes një deklarate publike ka reaguar në lidhje me heqjen dorë të Kuvendit nga shkarkim i Presidentit Ilir Meta.

Ai theksoi se u provua botërisht që Presidenti Ilir Meta ka respektuar Kushtetutën pikë për pikë, pasi Venecia i vuri vulën drejtësisë dhe korrektësisë kushtetuese të çdo veprimi të Presidentit.

Mes të tjerash demokrati pohon se votimet moniste antikushtuese vitin e kaluar provuan gjithashtu se Edi Rama është një pakicë.

DEKLARATA E SPAHOS

Sot mori fund maskarada antikushtetuese e Edi Ramës kundër Presidentit të Republikës dhe akteve të tij të drejta për të mbrojtur zgjedhjet demokratike dhe për të respektuar të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur.

U provua botërisht që Presidenti Ilir Meta ka respektuar Kushtetutën pikê për pikë, pasi Venecia i vuri vulën drejtësisë dhe korrektësisë kushtetuese të çdo veprimi të Presidentit.

Votimet moniste antikushtuese vitin e kaluar provuan gjithashtu se Edi Rama është një pakicë. 85% e shqiptarëve e refuzuan qeverisjen e tij.

Kjo maxhorancë refuzuese mezi po pret të vulosë me votë rotacionin politik dhe ndryshimin për të cilin vendi ka kaq shumë nevojë.