TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu aktual i FSHF-së, i ftuar në emisionin “Top Story” , foli rreth kandidimit të tij në zgjedhjet e muajit mars. Ai deklaroi se ende nuk e ka menduar këtë gjë, pasi puna dhe problemet që ka bëjnë që kjo datë t’i duket shumë e largët.
“Nuk është një gjë që nuk e kam menduar dhe nuk është e rëndësishme. Por duke u marrë me punën e përditshme, problematikën e përditshme dhe me problemet që kemi, më bënë të mos mendoj dhe më duket datë e largët dhe për këtë qëllim nuk mund të jap një përgjigje definitive.
Por do ta lë në të vërtetë në kohën kur të jenë afatet statutore të FSHF”, tha Duka.
Duka foli edhe për kandidimin e mundshëm të deputetit të Partisë Socialiste, Bashkim Finos në krye të FSHF-së.
“Bashkimin e respektoj si njeri dhe e kam mik. Nëse ka projekte pse jo. Fakti që është pjesë e një partie, duhet ta gjykoj ai. Nëse partia do e kandidoj , do ishte mira ta bënte këtë nga selia e partisë”, tha Duka.
TPZ.AL