AKTUALITET, 28 Nëntor 2017, 09:55

Ironizon Manjani: Hashash e drogë gjithandej, festa më e përgjumur që përkujtojmë

Ironizon Manjani: Hashash e drogë gjithandej, festa më e

Për ish- ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani ky vit përkon me pavarësinë më të përgjumur për shkak të drogës dhe hashashit që ka mbuluar vendin.

Manjani shkruan se kjo është damka më e rëndë që kemi marrë në këto vite.

Postimi i plotë:

Jo vetëm syri edhe nami!

Në çdo operacion policor anti-drogë në Europë kapen Shqiptarë! Edhe te droga nga Afrika e Jugut që u kap në Europë, ishin 3 prej nesh!

Kjo është damka më e rëndë që kemi marrë në këto vite! Zaten kur shtetin e drejton qeveria e drogës, shtetasit e saj kudo gjenden merren me drogë!

Hashash e drogë gjithandej! Tashmë jemi edhe përdorues të saj! E përdorim më shumë se kushdo tjetër në Europë- thonë raportet! Kjo është pavarësia më e përgjumur që kemi përkujtuar ndonjëherë…

TPZ.AL