TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Juventusi është duke kaluar një periudhë të komplikuar në kampionat. Bardhezinjtë u mposhtën në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Veronës, ndërsa nuk ia dolën edhe në transfertë ndaj Napolit. “Zonja e Vjetër” pësoi dy humbje në tyre javë dhe tashmë është në të njëjtën kuotë pikësh me Interin, ndërsa një pikë më pak është Lacio.
Kështu, Juventusi nuk e ka më të sigurt titullin e Serisë A, ndërsa ajo që shqetëson më shumë është performanca e dobët në fushë. Ndaj, situatën tashmë e ka marrë në dorë presidenti Anjeli. Në fillimi numri një i bardhezinjve darkoi me trajnerin Sarri dhe drejtorin Paratiçi për t’i konfirmuar mbështetjen e më pas ishte i pranishëm në seancën stërvitore.
Sipas mediave, drejtuesit më të lartë të klubit ia kanë bërë të qartë gjashtë futbollistëve se nëse nuk përmirësojnë rendimentin, atëherë në fund të sezonit do jenë jashtë planeve.
Bëhet fjalë për Miralem Pjaniç, Matuidi, Bernadeski, Duglas Kosta, Aleks Sandro dhe Gonzalo Higuain. Mesazhi për lojtarët ishte i qartë e tashmë në klub presin kthesën në të kundërt futbollistët janë të paralajmëruar për masat.