TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Antonio Konte, i cili ka quajtur vajzën e tij Vitoria (në italisht, “Fitore”), atë fjalën tjetër as nuk dëshiron ta dëgjojë. “Nëse të ecën mirë fiton, përndryshe barazon. Hipotezën e tretë as nuk dua ta mendoj”, u shpreh në konferencën për shtyp të disa javëve më parë. Interi nuk humbet.
Është në krye me pikë të barabarta me Juventusin, vërtet. Megjithatë, ka shënuar më shumë gola (48 me 44), ka pësuar më pak (20 kundër 23) dhe mbi të gjitha ka pësuar disfatë në një ndeshje të vetme, pikërisht kundër bardhezinjve në fazën e parë në “San Siro”, 6 tetorin e kaluar.
Ndërsa “Zonja” humbje ka regjistruar deri tani tri. “Nëse fiton, shumë mirë, përndryshe duhet të barazosh”, është slogani i trajnerit zikaltër, një arsyetim “italian” për futbollin, që funksionon ende në epokën e 3 pikëve për fitore. E ka thënë shpesh gjatë këtij sezoni:
“Të mbash portën e paprekur është e rëndësishme si të shënosh gol”. Interi ka arritur deri në fund pa u ndëshkuar për tetë ndeshje nga fillimi i kampionatit, po aq herë sa Verona dhe Milani, i thyer nga zikaltrit në pjesën e dytë pas një pjese të parë të dominuar nga kuqezinjtë.
TITULLI
Në “Camp Nou” kundër Barcelonës dhe në Dortmund ndaj Borusias, Interi ishte paraqitur shumë mirë në pjesët e para, duke pësuar rënie në të dytat. Në derbi ka ndryshuar trend: në disavantazh të dy golave në 45 minutat e para, në të dytat arriti të shënonte katër.
Një provë e jashtëzakonshme karakteri dhe pjekurie. “Pjesa e parë na shërbeu, kuptuam që nuk mund të jemi gjithmonë të vrullshëm në presing dhe që duhet të përshtatemi me kundërshtarët”, u shpreh Konte, i qetë, pas ndeshjes. Ajo që trajneri ndryshoi mes një pjese dhe tjetrës, më shumë se taktika, ishte qëndrimi psikologjik.
Zikaltrit u dukën më të përqendruar dhe në kontroll. Është pikërisht ky mentaliteti që trajneri dëshiron nga lojtarët e tij për “turin e forcës” që e pret: dopiosfida në Kupën e Italisë kundër Napolit, ajo me bullgarët e Ludogorets në Ligën e Europës dhe mbi të gjitha në përballjet direkte kundër Juventusit dhe Lacios. Ndërkohë, ka një precedent që bën të shpresojnë tifozët zikaltër: në tri rastet e mëparshme kur në javën e 23-të, Interi ka humbur vetëm një ndeshje, në fund ka ardhur titulli.