TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Klaus Gjasula është njeriu i javës tek ekipi i Paderbornit. Skuadra po vuan shumë për të dalë nga zona e ftohtë e renditjes dhe goli i Gjasulës, i cili u fut në lojë në minutën e 11 pas dëmtimit Sabiri, e ndihmoi jo pak për të marrë një barazim të vyer në një nga stadiumet më të vështirë të Bundesligës, pikërisht në arenën e Shalkes.
30-vjeçari arriti të barazojë me një goditje këndi në minutën e 81. Gjasula është prononcuar për mediet gjermane dhe ka folur rreth këtij sezoni dhe situatës para asaj ndeshje. Mesfushori gjithashtu tregon edhe lëvizjen e tij në momentin e golit të parë në ndeshjen e tij të parë në shtëpinë e Shalkes.
“Ndihem shumë mirë. Ishte hera e parë të luaja në këtë stadium dhe mund të them se ishte i jashtëzakonshëm. Isha unë ai që shënova golin dhe jam i lumtur të shkojmë më një pikë në shtëpi.
Ndihem i lumtur sepse shkoi mirë. Natyrisht që jam i zhgënjyer kur nuk luaj, por pas virozës gripale që kalova isha stërvitur vetëm tre ditë dhe nuk isha në kushtet e duhura fizike sa para se të sëmuresha.
Shkova në shtyllën e parë sepse mendova se Kai nuk do të kishte më forcë për ta dërguar topin në qendër. Më pas u spostova më në brendësi dhe funksionoi”, u shpreh Gjasula.