TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Marash Kumbulla është një nga talentet që ka spikatur këtë sezon në Serie A, teksa me paraqitjet e tij ka tërhequr vëmendjen e ekipeve të mëdha.marash-kumbulla-verona_q0ve9p3w3djh11xikuzje6xn8
Për mbrojtësin e Kombëtares është ndalur të flasë edhe tekniku kuqezi, Edi Reja.
Ky i fundit në një intervistë të dhënë për mediat italiane është shprehur se ia ka sugjeruar lojtarin Napoli, teksa zbulon edhe një prapaskenë përsa i përket të kaluarës së 20-vjeçarit. “Napolit i thashë ta marrin menjëherë Kumbullën, ai është i përsosur, fizikisht i fortë dhe një djalë me shumë seriozitet.
Dy vjet më parë ai do të kishte kaluar te Juventusi, por disa nga drejtuesit e Veronës dhe familja e tij vendosën që ai të qëndrojë, për tu rritur më shumë. Ftesa te Shqipëria? Në Itali nuk e thirri askush dhe unë e thirra te Shqipëria, për të debutuar më pas.”, u shpreh Reja.