TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Jamarbër Malltezi, dhëndri i kryedemokratit Sali Berisha, është paraqitur mëngjesin e kësaj të hëne në GJKKO, ku pritet të mbahet sot seanca e radhës për çështjen “Partizani”.
Ndaj Malltezit është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, në kuadër të hetimeve për dosjen “Partizani”. Nën hetim për këtë dosje janë marrë të pandehur tetë persona, mes të cilëve edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Kujtojmë se Sali Berisha akuzohet për “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë” e kryer në bashkëpunim, ndërsa dhëndri i tij Jamarbër Malltezi akuzohet për “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”, po ashtu të kryera në bashkëpunim.