AKTUALITET, 12 August 2026, 11:34

Reforma territoriale, Rama mbledh kryebashkiakët në Kuç të Vlorës. Ja çfarë do të diskutohet

Kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë sot, në orën 12:00, një takim në një prej lokaleve në zonën e Kuç-Qeparo, ku në fokus do të jetë Reforma Territoriale.

Në takim pritet të marrin pjesë kryetarë të bashkive, ndërsa burime bëjnë me dije se mund të jenë të pranishëm edhe kryetarët e bashkive që pritet të shkrihen ose të bashkohen në kuadër të reformës së re territoriale.

Takimi pritet të shërbejë për diskutimin e ndryshimeve të mundshme në ndarjen administrativo-territoriale dhe organizimin e njësive vendore.