TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar Reformën në Drejtësi dhe krijimin e SPAK-ut si një zhvillim të rëndësishëm për Shqipërinë, duke deklaruar se nuk është penduar për mbështetjen që u ka dhënë këtyre proceseve.
“SPAK është një nga gjërat më të mira që i ka ndodhur Shqipërisë në këto 35 vjet. Nuk e diskutoj fare unë”, u shpreh Rama.
Sipas Kryeministrit, Reforma në Drejtësi nuk e ka eliminuar korrupsionin, por i ka hequr atij “imunitetin nga drejtësia”.
“SPAK është një institucion i ri. Do bëjë gabimet e veta, do bëjë gafat e veta, por kjo është e vetmja rrugë. Do rritet institucioni, do forcohet institucioni, do marrë eksperiencë”, tha Rama.
Kreu i Ekzekutivit theksoi gjithashtu se nuk ka pasur komunikim paraprak me SPAK-un lidhur me hetimet ndaj zyrtarëve të lartë.
Rama e konsideroi SPAK-un një institucion të pavarur nga qeveria, duke nënvizuar se hetimet ndaj zyrtarëve të lartë zhvillohen pa komunikim paraprak me ekzekutivin.