AKTUALITET, 11 September 2026, 17:43

“Nuk do ta harrojmë kurrë”- Mesazhi i Donald Trump në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit: S’kemi zgjidhje, por vetëm fitore! Kjo është arsyeja që luftojmë sot

“Nuk do ta harrojmë kurrë”- Mesazhi i Donald Trump në

Presidenti amerikan Donald Trump ka mbajtur fjalën e tij në ceremoninë përkujtimore të 25-vjetorit të sulmeve të 11 Shtatorit, duke kujtuar 2,977 viktimat e sulmeve terroriste të vitit 2001.

Ceremonitë e sotme janë zhvilluar në Nju Jork, Pentagon dhe Shanksville, në nderim të të vrarëve dhe të personave që humbën jetën më vonë nga pasojat shëndetësore të sulmeve.

Trump foli veçanërisht për viktimat e Pentagonit, ku një prej avionëve të rrëmbyer u përplas më 11 shtator 2001.  

“2,977 shpirtra të bukur u shkëputën nga bota jonë”, tha Trump.

Presidenti amerikan përsëriti më pas premtimin se Shtetet e Bashkuara “nuk do të harrojnë kurrë” viktimat e 11 Shtatorit.

Por fjalimi mori një ton më luftarak kur Trump deklaroi:

“Kjo është arsyeja pse luftojmë sot. Nuk kemi zgjedhje. Mund të ketë vetëm fitore. Luftojmë fort. Luftojmë për të fituar.”