AKTUALITET, 11 September 2026, 19:59

Sot protesta e 104, qytetarët stacionohen para Kryeministrisë

Ka nisur protesta e 104-të kundër qeverisë në Tiranë. Qytetarët janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë.

Pas përshkimit të bulevardeve të kryeqytetit, protestuesit janë stacionuar para godinës së Kryeministrisë, ku vijojnë tubimin me thirrje dhe pankarta kundër qeverisë.

Mesazhet e protestuesve janë të forta, ndërsa ndër thirrjet e dëgjuara janë “Rama në burg!”, “Poshtë narkoshteti!”, “Dorëheqje!” dhe kërkesa për ndryshim politik.

Në pankartat e protestuesve janë shfaqur edhe mesazhe kundër kryeministrit Edi Rama. Protesta e sotme zhvillohet në kuadër të serisë së tubimeve të njëpasnjëshme kundër qeverisë, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për vijimin e rezistencës dhe pjesëmarrjen e qytetarëve.