AKTUALITET, 10 Dhjetor 2018, 23:01

Rama kërkon të futet live në emisionin e Fevziut, studentët: Jooooo!

Mbrëmjen e sotme në emisionin Opinion të Blendi Fevziut po diskutohet për protestën e studentëve.

Të ftuar janë dhjetëra studentë dhe pedagogë, të cilët po shpalosin kërkesat dhe po shpjegojnë arsyet se pse nuk duan të negociojnë.

Për një moment, Fevziut iu komunikua se kryeministri Rama ka kërkuar të bëjë një lidhje direkte në studio.

Por, njëzëri studentët e refuzuan, duke mos pranuar lidhjen e kryeministrit.