AKTUALITET, 10 Dhjetor 2018, 22:25

Habit ministri Lleshi/ Dorëheqjen e jap, që sot

Habit ministri Lleshi/ Dorëheqjen e jap, që sot

Ministri Sandër Lleshi në intervistën në studion e emisionit “A Show” në News 24 tha se nëse do ta pranonte kryeministri Edi Rama, ai e jep dorëheqjen që sot.

“Për dorëheqjen kam një koncept të tillë, po të ma pranonte kryeministri, do ia kisha paraqitur që sot. Dorëheqje pa datë, nënshkruar që sot, dhe do i thoja, ja ku është dorëheqja, kur të duash veri datën. Mendohet se në nivelet e larta, që në momentin e marrjes së detyrës, dorëzon një dorëheqje pa datë, ai që ka përgjegjësi, se kryeministri mban një përgjegjësi politike më shumë se unë. Atë ditë që e sheh që roli i një ministri apo drejtësi të lartë nuk është në harmoni me tempin e qeverisjes mund të thotë që. Kështu që mund të ketë një mijë raste për të dhënë dorëheqjen. Në rrallë të parë, si ushtarak, nga edukimi im nuk e njoh dorëzimin”, – tha Lleshi.

Më tej gjatë fjalës së tij ministri tha se dorëheqja nuk është dorëzim, sepse largohesh për të krijuar një situatë më mirë.