AKTUALITET, 10 Dhjetor 2018, 20:45

Dokumentet/ Taulant Muka nxjerr diplomat, i drejtohet Edi Ramës: Pse s’bën publike të tuat?

Studiuesi Taulant Muka kritik i ashpër i sistemit aktual të arsimit në Shqipëri dhe mbështetës i studentëve për të drejtat e tyre i është përgjigjur me arritjet e tij, kryeministrit Edi Rama, i cili e konsideroi “larvë politike”.

Ai ka publikuar në Facebook diplomat e tij të marra ndër vite brenda dhe jashtë Shqipërisë, ndërsa i drejtohet kryeministrit, “Pse nuk i bëni ju publike diplomat tuaja? Rinia e shpresës kërkon transparence!”.

Reagimi i Mukës:

“Ish Kryeministri i vendit z. Rama, kryetar partish, politikan majtas dhe djathtas, ja ku i keni diplomat e mia!

Viti 2012- Mjekësi e Përgjithshme, Universiteti i Tiranës

Viti 2013- Master Shkencor, Shëndet Publik, Universiteti Erasmus, Holandë

Viti 2013- Doktor Shkencash, Epidemiologji Klinike, Universiteti Erasmus, Holandë

Viti 2016- Doktor i Filozofisë, Shëndeti i Gruas, Universiteti Erasmus, Holandë.

Libri im i doktoraturës mund të gjendet: https://repub.eur.nl/pub/93261/

Pse nuk i bëni ju publike diplomat tuaja? Rinia e shpresës kërkon transparencë!”