AKTUALITET, 10 Dhjetor 2018, 22:54

Kryemadhi për Veliajn: Rasti i Unazës së Re e groposi fare, “Lali Eri” duhet të gjeje forca

Kryemadhi për Veliajn: Rasti i Unazës së Re e groposi fare,

Monika Kryemadhi është shprehur se Erjon Veliaj nuk ka mbajtur disa nga premtimet të cilat u ka bërë elektoratit para se të zgjidhej kryebashkiak i Tiranës.  

“Premtoi që s’do nginte kulla po mesa duket forca e tij se kalon dot intimidimin apo detyrimin që i bën Rama. Rasti i unazës së re e groposi fare. U përdorur si vegël nga Rama”, tha Kryemadhi në emisionin “Real Story”.

Ajo i bëri thirrje Veliajt “të distancohet nga aferat korruptive për ndërtimin e Unazës së Re”.

“Lali Eri duhet të gjeje forca të dali”, shtoi.

Sipas saj, një mandat i dytë i Veliajt, do ta rrezikonte Edi Ramën në krye të Partisë Socialiste.