AKTUALITET, 10 Dhjetor 2018, 21:38

Kryemadhi: Për kërkesat e studentëve kthehem në parlament, nga varri do më nxirrnin për të votuar…

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është shprehur se po të ishte në vendin e Edi Ramës, do të kishte mbledhur qeverinë dhe parlamentin për të miratuar reformat e nevojshme që zgjidhin situatën e studenteve.

“Të isha në vendin e Ramës do mblidhja qeverinë e parlamentin e do bëja ndryshimet që dëshironin. Do thërrisja dhe opozitën. Unë sigurisht që do shkoja në parlament. Nga varri do të nxirrnin Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kërpaçi për të votuar”, tha Kryemadhi.

Protesta e studentëve/ Kryemadhi: Ata janë të qartë në 8 kërkesat e tyre

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, shprehet se, “Shqipëria ka nevoje për protesta”.

kryemadhi

Duke folur për protestën e studentëve në “Real Story”, Kryemadhi tha se ata janë të qartë në kërkesat e tyre.

Kreu i LSI-së u shpreh se me qeverinë nuk bëhen negociata. “Dhe PD e ka kuptuar qe me negociata qe nuk kane transparence i japin probabilitet atij qe kërkon të mos gjeje zgjidhje dhe jo atij qe kërkon zgjidhje”, tha Kryemadhi.