TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka konfirmuar atë që është bërë objekt debati e shakaje në opinion publik ditëve të fundit për mbipopullimin e kabinetit qeveritar me Zëvendës Ministra.
I pyetur nga mediat, kryeministri Hardinaj se sa zëvendës ministra ka emëruar deri tani dhe se a do të vazhdojnëtë bëjë emërime të tjera ai tha se deri më tani janë emëruar rreth 50 zëvendës ministra në 21 ministri që ka qeveria e Kosovës, ndërsa la të hapur mundësinë edhe të emërimeve tjera.
“Është një proces në vazhdim dhe numri ka mrri diku në 50 zëvendës ministra… Muj me ju thanë se nuk është pare e humbur e buxhetit të vendit për shkak se dinamika është ndryshe”, tha ai.
Qeveria Hardinaj ka gjithësej 5 zëvendëskryeministra në kabinetin e tij.