BALLKAN, 29 Tetor 2017, 09:11

Fillon raundi i dytë i zgjedhjeve lokale

Fillon raundi i dytë i zgjedhjeve lokale

Sot në orën lokale 07:00 janë hapur qendrat e votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Republikën e Maqedonisë, që zhvillohen në 35 komuna, ku 833 710 qytetarë do të mund të shfrytëzojnë të drejtën e votës në 1 517 qendra votimi.

Mesnatën e së premtes përfundoi fushata zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, ndërsa gjatë ditës së djeshme të drejtën e votës e shfrytëzuan 939 persona në 13 institucione të vuajtjes së dënimit, 1 435 të sëmurë, persona të pafuqishëm dhe persona në paraburgim shtëpiak, ndërkohë që tetë votues rezultojnë të shpërngulur në brendësi të territorit të vendit.

Këto janë zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni, ku të parat u zhvillun në vitin 1990.

TPZ.AL