TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vuçiq e ka ripërsëritur edhe një herë qëndrimin e tij se Lista Serbe në asnjë mënyrë nuk do ta mbështet formimin e Ushtrisë së Kosovës.
“Disa kanë dyshimet se kjo është e mundur. Por Lista Serbe nuk do të mbështes krijimin e një Ushtrie të Kosovës në asnjë mënyrë”, deklaroi presidenti i Serbisë.
Reagime të shumta pati pas deklaratave të Thaçit, i cili në takim me përfaqësuesit e NATO-s tha se Kosova do ta formojë Ushtrinë vetëm me ndryshime kushtetuese.
E që kjo të ndodhë, duhet të votojnë edhe minoriteti serb.
Këtë e ka mohuar kategorikisht dje edhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq.
Ai dje deklaroi se sa është kryetar i kësaj partie, serbët asnjëherë nuk do ta mbështesin formimin e Ushtrisë së Kosovës.
“Qëndrimi i Listës Serbe derisa unë të jem në krye të saj nuk do të ndryshojë, e ai është i qartë për secilin. Lista Serbe nuk do të mbështes formimin e të ashtuquajturës Ushtri e Kosovës”, deklaroi Goran Rakiq.
Ndryshe, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, është zotuar se Ushtria e Kosovës do të formohet deri në fund të vitit.