AKTUALITET, 7 November 2026, 19:37

Qetësohet situata në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, protestuesit rikthehen pas ndërhyrjes së policisë

Qetësohet situata në bulevardin “Dëshmorët e

Në orën 19:15, situata në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” paraqitet e qetë, pas tensioneve dhe ndërhyrjes së policisë për shpërndarjen e protestuesve.

Pas largimit nga policia, një grup i vogël protestuesish është rikthyer në bulevard.

Ata kanë ndërprerë hedhjen e sendeve në drejtim të efektivëve, ndërsa forcat e policisë kanë krijuar një kordon për të mbajtur situatën nën kontroll.

Ndërkohë, në bulevard ka rinisur edhe qarkullimi i automjeteve.