AKTUALITET, 18 October 2026, 11:55

“Vizita e Von der Leyen në Shqipëri ishte për të vrarë protestën”, diplomati Mazi i bën thirrje thirrje Ramës: Dëgjo zërin e popullit!

“Vizita e Von der Leyen në Shqipëri ishte për të

Ish-kryenegociatori i Shqipërisë në Bruksel për procesin e integrimit, Zef Mazi, ka deklaruar se vizita e Ursula von der Leyen në Tiranë ishte në mënyrë që të heshtej protesta që vijoi në Tiranë për mbi 135 ditë.

Në një postim në rrjetet speciale, Mazi ka kritikuar Bashkimin Europian që për 5 muaj protesta ka qenë e shurdhër përballë protestave

“Vizita e Von der Leyen në Shqipëri ishte për të vrarë protestën, thjesht e turpshme, BE ka qenë e shurdhër në mënyrë të papërgjegjshme për 5 muaj, është e parëndësishme. Kaosi në Shqipëri ka një emër dhe një rrugëdalje – dëgjo zërin e popullit, vepro në përputhje me rrethanat. Sa më gjatë të vazhdojë, aq më keq, rezultati do të jetë i njëjtë, por dhimbja do të jetë më e madhe”, shkruan ai.

Von d Leyen visit to Alb was to kill protest,simply shameful, EU has been irresponsibly deaf for 5 months,it’s irrelevant. Alb chaos has one name & way out-listen to popular voice, act accordingly.The longer it goes on, the worse,result will be the same but the pain greater.

— Zef Mazi (@MaziZef) October 17, 2026