AKTUALITET, 5 Dhjetor 2018, 11:51

PROTESTA/ Studentët: ‘5 vite shkollë, unë 2 veshka kam’

PROTESTA/ Studentët: ‘5 vite shkollë, unë 2 veshka

‘5 vite shkollë, unë 2 veshka kam’, ‘Nuk paguaj 300 + për provim’. Këto janë disa nga mesazhet që studentët e universiteteve publike në Tiranë ia adresojnë ministres së Arsimit, Lindita Nikolla.

Në shenjë proteste, ata kanë bllokuar Rrugën e Durrësit, ndërsa i kanë bërë thirrje ministrisë që të tërhiqet nga vendimi për tarifat për kreditet, apo dhe atë të studimit.

Teksa shprehen në vendosur në kauzën e tyre, studentët kanë hedhur stilolapsa në drejtim të godinës së ministrisë. Studentët kërkojnë heqjen e tarifës prej 670 lekë për kredit për çdo provime të mbartur. Po ashtu ata kanë kërkuar që pagesa e tarifës së shkollës të kryet në muajin janar, ashtu si për çdo vit tjetër dhe jo në muajin dhjetor.