TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia italiane ka shkatërruar një bandë kriminal që merrej me shpërndarje kokaine, duke ekzekutuar urdhër-arrestet e firmosura nga Prokuroria e Milanos, me kërkesë të Prokurorisë.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane, që raportojnë se 11 persona janë vënë në pranga, pjesë e një rrjeti që merrej me trafik ndërkombëtar droge.
“Natën e kaluar, agjentët e Policisë së Milanos kryen 11 arrestime, ndaj nëntë shqiptarëve dhe dy italianëve.
Kjo u njoftua nga Shtabi i Policisë. Gjatë hetimeve, ka pasur edhe 5 arrestime në flagrancë më herët si dhe janë konfiskuar në total rreth 40 kg kokainë”, raportoi ASNA, agjencia italiane publike e lajmeve.