TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Për të dytën ditë radhazi janë ngritur në protestë mijëra studentë shqiptarë, të cilët kërkojnë 1. Heqjen e pagesës për kredite të provimeve të mbartura, 2.Shtyrjen e afatit të pagesës vjetore, 3.Bërjen e pagesës me këste.
Ish-kryeministri Sali Berisha, me anë të një statusi në facebook, shkruan se sot studentët protestojnë ndaj kësaj narkoqeverie të korruptuar.
Më tej Berisha ju ka bërë thirrje studentëve që të vijojnë të protestojnë deri në përgjysmimin e tarifës.
Postimi i Berishës:
Studentët në protesta të fuqishme kundër tarifave 4-15 herë më të larta se në të gjitha vendeve të BE dhe gjobave të turpshme të narkoqeverisë bandite.
Qindra studentë të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit & Arkitekturës dhe Urbanistikës përsëri sot në protestë kundër rritjes së tarifave nga Edi Rama.
Të gjithë studentët kërkojnë anullimin e këtij vendimi i cili rëndon mbi xhepat e çdo familje.
Ju bëj thirrje studentëve të bashkohen me protestën deri në përgjysmimin e tarifave dhe heqjen e çdo gjobë ndaj tyre. Studentët do fitojnë! Sb
TPZ.AL