AKTUALITET, 25 Maj 2019, 20:05

Protesta/ Provokimi i Zv.kryeministrit: Nuk ka tiranas në miting


Zëvendëskryeministri, Erion Braçe, ka publikuar në llogarinë e tij personale në rrjetin social “Facebook” disa foto nga Parku i Liqenit në kryeqytet, ku sipas tij janë grumbulluar të gjithë qytetarët e Tiranës.

Braçe ka zgjedhur t’u bashkëngjisë fotove një përshkrim provokativ, duke shkruar se populli tiranas ka zgjedhur të kalojë pasditen në hapësirën e Parkut të Liqenit, përkundër pjesëmarrësve në miting, të cilët kanë mbërritur në kryeqytet për t’iu bashkuar protestës para godinës së Kryeministrisë, në sajë të organizimit të përfaqësuesve të opozitës në rrethe dhe qytete të ndryshme të vendit.

“LIVE: TIRANA ZGJEDH #PARKUNELIQENIT!

Nuk shihni tiranas ne miting? JA KU ESHTE POPULLI I TIRANES!”, shkruan Braçe në postimin e tij.