AKTUALITET, 25 Maj 2019, 19:49

500 balona ku shkruhet “Rama ik” ngrihen mbi Kryeministri (FOTO)


Rreth 500 balona ku shkruhet “Rama ik” janë ngritur në qiell nga protestuesit e opozitës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Një lutje kjo e opozitës, nisur nga simbolika e balonave, për largimin e Edi Ramës dhe përgatitjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Kjo është protesta e gjashtë kombëtare e opozitës, të cilët kanë nisur që në muajin shkurt. 12 janë protestat në total të Opozitës së Bashkuar.