TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi i ka kërkuar qytetarëve sot të mos bien pre e provokimeve. Kryemadhi ka kërkuar prej protestuesve që të distancohen nga dhuna pasi në këtë mënyrë ata i japin pikë kryeministrit Edi Rama. Sipas saj goditja më e madhe që mund t’i jepet kryeministrit është qëndresa e qytetarëve.
“Ne sot në atë shesh me ato qindra dhe mijëra shqiptarë protestojmë dhe për ata socialistë që janë të pamundur të vijnë aty, për policët, për administratën publike që ndihet e kërcënuar, mësuesit e mjekët.
Ne jemi sot për të treguar që jemi qytetarë, që jemi të vendosur në rrugën tonë, që jemi më të vendosur se kurrë. Jemi këtu sepse e duam vendin. Ne sot më shumë se kurrë tregojmë që jemi europianë. Dëshira për të qenë anëtarë të BE është shumë më shumë se çdo flamur politik. Për mua protesta e ka arritur qëllimin e saj. Çdo ditë e më shumë qytetarët shtohen, deklaratat në favor të opozitës shtohen.
Deklaratat qaramane të kryeministrit… Dua të them që të mos vazhdojë të provokojë qytetarët, t’i lërë të protestojnë në mënyrë qytetare dhe të largojë provokatorët. Iu bëj thirrje shqiptarëve të distancohen nga çdo akt dhune sepse viktima nuk është Rama, por shqiptarët, ata që kanë ikur. Çdo dhunë që bëjmë i japim pikë Edi Ramës. Ai ka ikur, e mori përgjigjen e tij. Ai e di shumë mirë që ka ikur. Ai e di shumë mirë se dhuna i shton jetën atij. Qëndresa e qytetarëve shqiptarë është goditja më e madhe për Edi Ramën. Sot kjo protestë madhështore, entuziaste është çlirim shpirtëror.
Dialogu ynë është një dialog kombëtar. Ka të bëjë me shqiptarët jo individët”, deklaroi kryetarja e LSI.