AKTUALITET, 27 October 2026, 22:44

"Është buxheti më anti-biznes”, Jorida Tabaku godet ashpër propozimet fiskale të qeverisë: Do të rriten çmimet

"Është buxheti më anti-biznes”, Jorida Tabaku godet

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, në një lidhje me emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, u shpreh me tone të ashpra për projekt-buxhetin 2027 dhe paketën fiskale të paraqitur nga qeveria për konsultim. Ajo tha se do të jetë një buxhet anti-biznes, godet konsumin dhe do të sjellë rritje çmimesh. 

“Kam vite që kam hequr dorë se kush është vizioni i qeverisë, se cilën fushë do të ketë prioritet. Edhe ky buxhet është në vazhdën e mëparshme. Ekonomia ka shkuar në drejtim të paditur. Është buxhet anti-biznes. Nuk e di si do të jetë ai që do të prezantojë nesër se e ndryshojnë. 

Këtu goditet konsumi, me taksën që do të rrisë çmimet.

Xhiro e biznesit do të ulet, me këtë arsyen e uljes së informalitetit, por ulja e pragut të TVSH do të nxjerrë shumë biznese nga xhiro, si atëherë kur u mbyllën bizneset e vogla dhe shkuan te 3 supermarketet.

Ulja e tatim futimit do të godasë sektorin fason dhe këtë sektor e ke vdekur fare me rritjen e dividentit. 

TVSH në turizëm do të rritet nga 6 në 10 për qind për investitorët me 5 yje. Nuk është se po ua rrit të gjithëve 10 përqind, pasi për të tjerët e ka 20 për qind. 

Si do të shpenzohen këto para?

Gjysma e koncesioneve është me fitim. Do të shkojnë te tendera dhe koncesione ku e ke 50 për qind taksën e korrupsionit.

Buxheti kur nuk zbaton investimet publike, je i paaftë, jo administrata, por qeveria. 

Koncesionet do të vijojnë, ashtu edhe tenderimet e përvitshme të punimeve publike”- tha Tabaku.