TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas ndalimit të gjyqtarit Shkëlqim Miri, Report Tv zbulon detaje të reja nga korrupsioni në drejtësi. Burime nga Krimet e Rënda pohojnë se janë nën hetim 10 gjyqtarë dhe prokurorë për fshehje pasurie.
Në dokumentin e siguruar ekskluzivisht, theksohet se hetimet janë të shtrira në 9 mujorin e parë të vitit 2017, ndërsa të dhënat janë siguruar nga një raport sekret i prokurorisë. Report Tv disponon emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve që janë në hetim, por për arsye të hetimeve nga organi i Akuzës nuk i publikon.
Mbrëmë u ndalua nga policia gjyqtari Shkëlqim Miri, pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjetën dhe sekuestruan rreth 34 milionë lekë, ndërsa akuzohet se i ka marrë ryshfet 20 mijë euro Gentian Dodën për t’i ndryshuar akuzën nga vrasje në plagosje.
Doda ishte akuzuar për dy vrasje në 1997, ndërsa u dënua më 20 vite burg. Ai u arratis në SHBA, por u kap dhe në 2012 u ekstradua në Shqipëri. Procesi gjyqësor ndaj tij kaloi në të gjitha hallkat, por në Apel gjyqtari Miri i ndryshoi akuzën duke e liruar nga burgu, ndërsa vetë përfundoi në qeli.
