AKTUALITET, 10 Nëntor 2017, 11:06

Hahn largon ambasadoren Vlahutin nga mbledhja me Bashën

Hahn largon ambasadoren Vlahutin nga mbledhja me Bashën

Komisioneri për Zgjerimin, Johanes Hahn nuk e kishte parashikuar që takimi me Lulzim Bashën do të zgjaste më shumë se dy orë në zyrën e Kryetarit të Partisë Demokratike.

Mendohej se takimi do të ishte një takim diplomatik rutinë, me rastin e vizitës së tij në Shqipëri. Por Lapsi.al mësoi se në një moment të takimit, Hahn i ka kërkuar Lulzim Bashës që biseda të vazhdojë vetëm për vetëm.

Në këtë moment delegacioni që e shoqëronte është larguar dhe Hahn ka vazhduar takimin me Bashën për të qëndruar për rreth 2 orë me këtë të fundit. Në vizitën në selinë e PD-së, Hahn shoqërohej nga Romana Vllahutin, shefja e delegeacionit të BE-së në vendin tonë. Ajo u largua shumë më herët nga selia e PD-së, sesa Hahn thanë burime pranë PD-së.

Një takim kokë më kokë, Lulzim Basha e pati disa ditë më parë me Ministrin e Brendshëm italian, Marko Miniti, që erdhi në Tiranë pas arrestimit të bandës së Habilajve. Mesazhi i Marko Minitit ishte një nxitje e policisë për të arrestuar të paprekshmit.