AKTUALITET, 9 Nëntor 2017, 22:21

Bushati: Gazetarët të mos ankohen nga Rama, ai është shoku i Rroshit dhe Frrokut

Bushati: Gazetarët të mos ankohen nga Rama, ai është shoku i

Analisti Andi Bushati, përdori ironi të fortë ndaj kryeministrit Edi Rama, lidhur me qëndrimin e këtij të fundit ndaj mediave dhe gazetarëve.

Bushati: Sot ka një konflikt interesi të shtypit më kryeministrin e radhës, por sot nuk është konflikt i kryeministrit me gazetarët, por i kryeminstriti me pronarët, që po ngrenë pallate 100 kate.  Unë nuk ndaj të njëjtin mendim me kolegët që bëjnë qaramanin duke thënë na sulmon kryeministri. Unë jam i asaj idesë, që gazetari nuk pret dashuri nga subjekti i tij. Këtu ankohen ata gazetarë që i thonë Ramës ti je shok i Elvis Rroshit, i Mark Frrokut, i Armando Prengës. Po si mund të presësh mirësi, kur ky është shok i tyre. Rama sillet kështu kur nuk ka përgjigje për pyetjet. Rama është sjellë në një mënyrë të tillë kur i kanë thënë se po mbushet vendi me kanabis.

/TPZ.AL/