AKTUALITET, 10 Nëntor 2017, 11:22

Johannes Hahn: Shqipëria duhet të zgjidhë problemin e azilkërkuesve në vendet e BE

Johannes Hahn: Shqipëria duhet të zgjidhë problemin  e

Në një intervistë ekskluzive për DW e komisionerit të BE për Politikën e Fqinjësisë Europiane dhe Negociatat e Zgerimit Johannes Hahn ,ky i fundit ka folur për prespektivën evropiane të  Shqipërisë .

DW:  Cili është qëndrimi i vendeve anëtare të BE për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë në mesin e vitit të ardhshëm, 2018?

Johannes Hahn:  Pres që Progres-Raporti për Shqipërinë, që do të dalë në prill të vitit të ardhshëm, të jetë pozitiv. Po ashtu pres raport pozitiv edhe për vendet fqinje, të përfshira në proceset e integrimit: Maqedoninë dhe Malin e Zi. Nuk ka feedback negativ për Shqipërinë prej asnjërit nga vendet anëtare. Por Shqipëria duhet të zgjidhë problemin  e azilkërkuesve në vendet e BE, pasi ai dëmton reputacionin e Shqipërisë në opinionin publik të vendeve anëtare. Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor janë në rrugën e duhur.