AKTUALITET, 10 Nëntor 2017, 09:12

Arrestohet gjyqtari i Apelit

Arrestohet gjyqtari i Apelit

Mediat raportojnë se gjyqtari Shkëlqim Miri është ndaluar sot nga Policia e Shtetit dhe është dërguar në një qeli.

Ndalimi ka ndodhur pasi atij iu gjetën 300 milionë lekë në shtëpi pas kontrollit të autorizuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Prokuroria ka muaj që ka ndërmarrë hetim ndaj Mirit për rastet e ndryshimit të akuzave. Rasti i fundit ku dyshohet se ai ka abuzuar me detyrën është rrëzimi i akuzës për vrasje ndaj një të dënuari dhe shndërruar në "plagosje të rëndë"