AKTUALITET, 27 October 2026, 16:07

Presidenti Begaj njofton nisjen e konsultimeve për datën zgjedhjeve lokale

Presidenti Begaj njofton nisjen e konsultimeve për datën zgjedhjeve

Presidenti Bajram Begaj ka ftuar partitë politike, për t’u konsultuar për zgjedhjet e ardhshme lokale. 

Kreu i shtetit ka caktuar datën 30 tetor 2026 për nisjen e konsultimeve.

Diskutimet do të zhvillohen në Pallatin e Brigadave. 

Presidenti Bajram Begaj e ndërmerr këtë hap bazuar në nenin 92 të Kushtetutës.

Zgjedhjet pritet të zhvillohen në një nga të dielat e para të majit 2027, pasi presidenti i vendit të bëjë dekretimin zyrtar.