AKTUALITET, 24 August 2026, 13:15

Pogradec/ Përfundon blloku i parë i diskutimeve në takimin pa kamera, të thirrur nga Rama, ja 3 ministrat e parë që kanë raportuar

Sapo ka përfunduar blloku i parë i diskutimeve, ku kanë folur ministri i brendshëm Besfort Lamallari, ministri i mbrojtjes Ermal Nufi si dhe ministri i drejtësisë Toni Gogu.

Kryeministri Rama ka folur për “Besa” dhe ndërtimin e platformës Pasqyrë Albania.

 
Më pas nis blloku i dytë i diskutimeve me Financën dhe Ekonominë ndërsa marrin pjesë drejtues të Korporates të Investimeve të Huaja, drejtues i AKSH dhe drejtoresha e Agjencise së Turizmit.

Mësohet se diskutimi ka qenë i qetë ndërsa Rama ka kërkuar ministrave të raportojnë me objektivat e vendosura në Retreat e fundit të tyre dhe punën e bërë deri më tani ndërsa në fillim të Shtatorit pritet që të mblidhen Ansambleja Kombëtare e PS