AKTUALITET, 2 Shtator 2019, 16:31

Pëson arrest kardiak, mbytet në plazhin e Golemit turistja sllovake. Ambulanca mbërrin 50 minuta me vonesë

Pëson arrest kardiak, mbytet në plazhin e Golemit turistja sllovake.


Një orë më parë është nxjerrë e pajetë nga plazhi i Golemit një turiste sllovake e moshës 86-vjeçare e quajtur Apolonia Sholtysova nga qyteti Kezmarok i Sllovakisë.

Sipas familjareve ajo vuante nga zemra dhe para disa kohesh i ishte vendosur një aparat. Ambulanca ka mbërritur pas 50 minutash në vendin e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 15:40, në plazhin e Golemit, një shtetase moshuar Çeke, ende e pa identifikuar, ka humbur jetën.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkaku i vdekjes së shtetases, mund të ketë ardhur si pasojë e arrestit kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin e viktimës.