BALLKAN, 14 September 2026, 15:01

Përmbytet varka me emigrantë në jug të Greqisë, 1 i vdekur dhe 20 të zhdukur

Një varkë me emigrantë që po udhëtonte nga Libia drejt ishullit të Kretës është përmbysur në jug të Greqisë, duke lënë të paktën një person të vdekur, ndërsa 20 të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Sipas autoriteteve greke, 51 persona u shpëtuan nga deti gjatë orëve të para të mëngjesit, rreth 75 kilometra në jug të Kretës. Operacioni i kërkim-shpëtimit po vijon me pjesëmarrjen e anijeve të Rojës Bregdetare, një helikopteri, një droni dhe anijeve tregtare, me mbështetjen e agjencisë evropiane Frontex.

Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes, ndërsa rruga detare nga lindja e Libisë drejt Kretës mbetet një nga itineraret më të përdorura nga emigrantët që synojnë të mbërrijnë në Evropë.