BALLKAN, 14 September 2026, 11:10

Kosovë/ Ambasada e SHBA paralajmëron protesta, udhëzim për shtetasit amerikanë në ditën e vendimit për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka paralajmëruar për protesta të mëdha që mund të zhvillohen të mërkurën, më 16 shtator, në Prishtinë dhe qytete të tjera të Kosovës.

Në njoftimin e saj, ambasada paralajmëron për grumbullime të mëdha, bllokime rrugësh dhe trafik të rënduar, duke u kërkuar shtetasve amerikanë të shmangin zonat e protestave dhe lëvizjet e panevojshme.

Personeli amerikan është udhëzuar të shmangë zonat ku zhvillohen demonstratat, ndërsa fëmijët e punonjësve amerikanë nuk do të dërgohen në shkollë atë ditë.

Protestat zhvillohen në të njëjtën ditë kur në Hagë pritet të shpallet vendimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ambasada do të jetë e hapur, por shërbimet konsullore do të ofrohen në mënyrë të kufizuar.

Për këtë arsye, qytetarëve amerikanë u është këshilluar të kufizojnë lëvizjet në zonat pranë banesave të tyre dhe të shmangin udhëtimet drejt vendeve të punës apo shkollave nëse itinerari kalon nëpër zonat ku priten demonstrata.

“Disa organizata po planifikojnë demonstrata të mëdha për të mërkurën, 16 shtator, në qendër të Prishtinës dhe në qytete të tjera të mëdha të Kosovës. Këto demonstrata mund të shkaktojnë turma të mëdha, mbyllje rrugësh dhe ndërprerje të rënda të trafikut”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.