SPORT, 24 July 2026, 18:17

Pasojat e Botërorit bien mbi Cityn, Rodri i nënshtrohet operacionit në shpinë, pritet të mungojë disa javë

Pasojat e Botërorit bien mbi Cityn, Rodri i nënshtrohet operacionit

Mesfushori spanjoll i Manchester City, Rodri, do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në shpinë ditën e hënë.

Lajmi është konfirmuar nga trajneri i ri i skuadrës, Enzo Maresca, i cili bëri të ditur se lojtari ka nevojë për pushim dhe një periudhë të plotë rikuperimi.

“Ka nevojë për pushime dhe për të rikuperuar mirë. Më pas do të rikthehet me ne”, u shpreh Maresca, duke konfirmuar edhe raportimet e mëparshme të mediave britanike.

Rodri, kampion bote me Spanjën dhe një nga lojtarët më të rëndësishëm të Manchester Cityt, pritet të qëndrojë jashtë fushave gjatë periudhës së rikuperimit pas ndërhyrjes kirurgjikale.

Trajneri Enzo Maresca mori drejtimin e Manchester Cityt pas largimit të Pep Guardiolës dhe tashmë duhet të përballet me mungesën e një prej shtyllave kryesore të skuadrës.