TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i ka dërguar një mesazh urimi presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzán, pas suksesit historik të Spanjës, e cila u shpall kampione e Kupës së Botës 2026.
Në mesazhin e tij, Presidenti Duka vlerësoi paraqitjen e jashtëzakonshme të përfaqësueses spanjolle përgjatë gjithë turneut, duke theksuar se triumfi ishte plotësisht i merituar dhe përbën një dëshmi të cilësisë, punës dhe vizionit që karakterizon futbollin spanjoll.
“Urime për fitimin e Kupës së Botës FIFA 2026! Ishte një rrugëtim i jashtëzakonshëm dhe një triumf plotësisht i merituar. Spanja tregoi futbollin më të mirë gjatë gjithë turneut dhe fitoi me meritë trofeun më të rëndësishëm në futbollin botëror”, thekson Presidenti Duka në mesazhin e tij.
Në vijim, kreu i FSHF-së i uroi suksese të mëtejshme Federatës Spanjolle të Futbollit, ekipit kombëtar dhe gjithë futbollit spanjoll.
“Ju uroj juve, ekipit kombëtar dhe gjithë futbollit spanjoll suksese të mëtejshme në vitet që vijnë”, përfundon mesazhi i Presidentit Duka.