SPORT, 21 July 2026, 15:34

Argjentina, portieri Emiliano Martinez mendon tërheqjen: Duhet të shoh nëse është momenti…

Pas humbjes së dhimbshme në finalen e Botërorit 2026 kundër Spanjës, Emiliano Martinez iu drejtua rrjeteve sociale për të dhënë një mesazh për tifozët e Argjentinës duke bërë që të ngrihen shumë pikëpyetje për të ardhmen e tij me kombëtaren Albiceleste.

"Ëndërrova që ta rifitoja Kupën, ëndërrova ta sillja në Argjentinë dhe të shkruaja edhe një herë historinë-shkruante Emiliano Martinez në postimin e tij në rrjetin social Instagram-e vërteta është se dhimbja është e vështirë për t’u shpjeguar; nuk mbetet gjë tjetër për t’u bërë veçse të reflektoj për shumë gjëra dhe të shoh si të shkoj përpara dhe nëse është momento për të bërë një hap prapa. Më vjen shumë keq, dhashë me të vërtetë maksimumin për të ndihmuar vendin tim dhe shokët e mi të skuadrës", tha ai.

Emiliano Martinez që aktualisht është pjesë e Aston Villas, prej kohësh është vënë në qendër të zërave të merkatos me Juventusin që e ka vënë në shënjestrën e tij për ta marrë sezonin e ardhshëm.