TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 48-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim për një vrasje të ndodhur rreth dy dekada më parë në Tiranë, është arrestuar nga policia greke në Athinë.
Sipas raportimeve të mediave greke, arrestimi u krye një ditë më parë në zonën e Filotheit. 48-vjeçari akuzohet se në vitin 2006 ka vrarë me armë zjarri një bashkëatdhetar në Tiranë.
Pas më shumë se 20 vitesh në kërkim, autoritetet greke kanë mundur ta lokalizojnë dhe ta vënë në pranga shqiptarin. Pas arrestimit, 48-vjeçari është dërguar përpara Prokurorisë Publike kompetente, ndërsa pritet të vijojnë procedurat ligjore lidhur me çështjen.