AKTUALITET, 14 August 2026, 11:18

Ministrja Ibrahimaj: Start-upet e financuara me grante rrisin punësimin, të ardhurat dhe klientët

Start-upet e mbështetura përmes skemës së granteve për periudhën 2024-2025 kanë shënuar rritje të aktivitetit, punësimit, të ardhurave dhe numrit të klientëve.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ndau sot në rrjetet sociale disa të dhëna mbi ecurinë e këtyre bizneseve pas financimit përmes skemës së granteve.

Ajo theksoi se përmes Skemës së Granteve, Startup Albania mbështet start-upet shqiptare në rrugëtimin e tyre drejt rritjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Sipas statistikave të publikuara, numri i punonjësve në start-upet e financuara është dyfishuar, nga 3 punonjës në vitin 2024 në 6 punonjës në vitin 2025.

Edhe të ardhurat e këtyre bizneseve kanë shënuar rritje gjatë periudhës së marrë në analizë, me një rritje prej 142.21% nga viti 2024 në vitin 2025.

Në të njëjtën kohë, numri i klientëve është rritur nga 2 në vitin 2024 në 5 klientë në vitin 2025.

Të dhënat, sipas ministres Ibrahimaj, tregojnë ecurinë e start-upeve pas mbështetjes financiare dhe ndikimin e skemës së granteve në zgjerimin e aktivitetit të tyre.