AKTUALITET, 14 August 2026, 13:37

Dëgjesa/ Reforma territoriale, këshilli bashkiak i Divjakës kundërshton shkrirjen me Lushnjen

Këshilli bashkiak i Divjakës është thirrur në një mbledhje të jashtëzakonshme për të diskutuar draftin e dërguar nga Kuvendi për projekt reformën administrative territoriale.

Në këtë mbledhje, u vendos njëzëri nga këshilltarët që ngritja e komisionit që do të realizojë dëgjesat në kuadër të reformës të ketë 7 anëtarë, 4 nga bashkia dhe tre këshilltarë nga ky këshill.

Dëgjuesit do të organizohen në 5 njësitë administrative, Divjakë, Tërbuf, Grabjan, Gradishtë dhe Remas.

Këshilltarët kërkuan edhe qëndrim nga kryetari i bashkisë lidhur me qëndrimin në mbledhjen në Kuç të Vlorës që u thirr nga kryeministri Rama.

Qëndrimi që theksuan të gjithë këshilltarët ishte ruajtja e bashkisë si njësi më vete dhe jo të shkrihet me Lushnjen.