TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vatrat e zjarrit në Qarkun e Dibrës kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha pyjore ku në Parkun Kombëtar të Lurës dhe në zonën e Qafës së Helmësit, në Fushë-Bulqizë–Selishtë flakët po përhapen me shpejtësi.
Ndërhyrja nga toka u vështirësua edhe si shkak i terrenit. Pas disa orësh përballje me flakët, në terren janë angazhuar dy avionë.
Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes deklarohet se dy avionë “Air Tractor” janë angazhuar nga ajri për të mbështetur operacionet e shuarjes së zjarreve.
Ndërhyrja nga ajri po kryhet në koordinim me forcat në terren, të cilat vijojnë punën për izolimin e vatrave aktive dhe parandalimin e përhapjes së flakëve.
Operacionet tokësore dhe ajrore vijojnë pa ndërprerje, me synim kufizimin e përhapjes së zjarrit dhe vendosjen e vatrave nën kontroll.
"2 avionë “Air Tractor” janë angazhuar nga ajri për të ndihmuar operacionet në vatrat aktive të zjarrit në Parkun Kombëtar të Lurës dhe në zonën Qafa e Helmës, Fushë-Bulqizë–Selishtë.
Operacionet nga toka dhe ajri vijojnë të koordinuara, me synim kufizimin e përhapjes së zjarrit dhe vendosjen e vatrave nën kontroll", shkruan ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në rrjetin social!.